Makina bie në lumë, humb jetën një person

Kronika September 12, 2017 - 11:15

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në Shkodër, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Makina që brenda saj kishte dy persona ka rënë në lumin Drin, shkruan Top Channel.

Polumbarët e njësive speciale RENEA, me të mbërritur në vendngjarje, kanë nisur kërkimet dhe kanë nxjerrë një trup të pajetë, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për tjetrin, që druhet se ka humbur gjithashtu jetën.