Arrestohen dy persona, planifikonin dërgimin e drogës nga Gjakova në Austri

Kronika September 11, 2017 - 10:50


Janë arrestuar dy të dyshuar në stacionin e autobusëve në Gjakovë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim, kishin planifikuar që me autobus të linjës Gjakovë-Linz (Austri) të dërgojnë një sasi të substancës narkotike marihuanë.
 

Substanca e dyshuar është zbuluar derisa i dyshuari ka tentuar që çantën me substancën e dyshuar ta fus në bagazhin e autobusit pa u identifikuar.
 

Njësitet policore kanë konfiskuar substancën e dyshuar dhe po ashtu kanë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë bastisjes kanë gjetur e konfiskuar: tre telefona, një orë dore-Rolex, dhe para të gatshme 233.50 €.
 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.