Tentim vrasje në Gjakovë, ka të lënduar

Kronika September 11, 2017 - 10:15

Dy persona nga Gjakova kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishin përleshur me disa të dyshuar të panjohur.

Njëri nga viktima është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit është liruar.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.