Gjendet i vdekur një peshkatar në Erenik

Kronika September 10, 2017 - 22:50

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Erenik rreth orës 16:00.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore i cili ishte rreth moshës 70-vjeçare.

Mësohet se viktima ka qenë peshkatar.

Trupi i tij është tërhequr dhe është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.