Ky është 20-vjeçari që humbi jetën tragjikisht sot në Sibovc të Podujevës (Foto)

Kronika August 22, 2017 - 12:28

Sot rreth orës 07:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, automjeti i tipit “Kia-Sportage ngjyrë e bardhë” dhe një furgon transportues, që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.

Arzen (Lulzim) Salihu mashkull 20 vjeç, nga Podujeva, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndërruar jetë nga plagët e mara. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Burime të PodujevaPRESS bënë me dije si i ndjeri Arzen Salihu ishte djali i pronarit të Kompanisë “Radio Taxi Llapi”.

Image