Ja kur pritet të merret vendimi për Sylejman Selimin

Kronika August 21, 2017 - 14:44

Edhe pse ishte pritur që në muajin korrik të vendosej lidhur me të dyshuarit e grupit Drenica, një gjë e tillë nuk u bë edhe me ish-komandantin e shtabit të përgjithshëm UÇK-së, Sylejman Selimi.

Selimi edhe në përfundim të muajit gusht vazhdon që të vuajë dënimin e tij në burgun e Dubravës.

E sipas palës mbrojtëse, Gjykata Supreme ende nuk ka asnjë vendim lidhur me ankesën e bërë për lirimin e tij.

I kontaktuar nga Indeksonline, avokati Tomë Gashi ka cilësuar se deri në muajin shtator të këtij viti nuk pritet ndonjë lajm i ri sa i përket vendimit për Selimin.

“Ekipi i avokatëve është duke punuar por nuk ka asgjë të re dhe nuk besoj që do të ketë deri në fund të muajit shtator”, ka thënë shkurt Gashi.

Ndryshe pak kohë më parë nga akuzat është liruar ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.