Dhunohet një femër në Prizren

Kronika August 20, 2017 - 10:05

Një femër e nacionalitetit rom në Prizren, raportohet se është dhunuar nga një mashkull shtetas i Shqipërisë.

“Viktima femër K/Rome ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton “Zeri.info”.