Atentat me armë zjarri në Ksamil, vritet një 50-vjeçar

Kronika August 20, 2017 - 08:05

Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një atentati në Ksamil.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës. Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se Vangjel Çiko, i njohur me pseudonimin Gelo është qëlluar me armë zjarri në prite.

Po ashtu mësohet se Çiko është babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Aleksander Bardhit, 47-vjeç, i ekzekutuar me 24 shtator 2016 në fshatin Shendelli teksa punonte në arën e vet. Bardhi, vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplak i Shëndellisë dhe ish­administrator i Kaçinarit në Mirditë, dyshohet se u vra nga Albi Xhezairi (i shpallur në kërkim), Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame.

Fill pas kësaj vrasje, një sërë ngjarjesh të tjera rrodhën më pas, siç ishte edhe ngjarja e 12 dhjetorit 2016, ku në Ksamil u vra Agron Xhezairi, 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit. Atij më parë i ishte bërë atentat me eksploziv. Edhe vrasja e Xhezairit dhe e sotmja e Çikos dyshohet të jenë seri hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Mes të tjerash raportohet se viktima më 5 maj 2006 është arrestuar pasi akuzohej për “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” për te cilën u dënua 7 vjet burg. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image