Këta janë personat e arrestuar për sulmin ndaj Sokol Zogajt (Foto)

Kronika August 18, 2017 - 23:08

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhjeqi, Guri Mulolli.

Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia ka konfiskuar automjetin, të cilin dyshohet se të dyshuarit e kanë përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.

Aksioni i bastisjes është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.

Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.

Image

Burim Zhjeqi

Image

Guri Mulolli

Image

Blerim Abdullahu