Policia arreston tre persona për sulmin ndaj Sokol Zogajt

Kronika August 18, 2017 - 22:44

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tre persona si të dyshuar për rrahjen e drejtorit të burgjeve, Sokol Zogaj.

Gjatë operacionit të policisë së Kosovës janë bastisur tri lokacione të ndryshme.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një veturë e tipit Volkswagen-Golf me të cilën dyshohet se kanë lëvizur sulmuesit, njofton Klan Kosova.

Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për arrestimet e sotme.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës në hyrje të banesës së tij.

Ai më pas është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.