Vdes 51-vjeçarja shqiptare që u rrah nga bashkëshorti

Kronika August 18, 2017 - 22:23

51 Vjeçarja N.K. ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes nga plagët e marra nga goditjet e burrit të saj.

Ngjarja sipas policisë së shtetit ka ndodhur në  fshatin Plug të Lushnjës, shtetasi Tajar K. (55) ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij N/K. (51), e cila është dërguar në spital dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i sulmit është arrestuar nga Policia.

Motivet e rastit ende nuk dihen.