Arrestohet gjilanasi, mban peng gruan

Kronika August 18, 2017 - 11:56

Një burrë në komunën e Gjilanit është arrestuar pasditen e së enjten nën dyshimin se e ka mbajtur të mbyllur pa dëshirën e saj një gru.

Mbajtja me dhunë në banesën e tij, është cilësuar nga policia si privim i kundërligjshëm i lirisë.

Sipas raportit nga policia, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj viktimës së cilës më pas i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.