Vdes në det e moshuara në Sarandë

Kronika August 18, 2017 - 10:02

Mëngjesi i së premtes për një 74-vjeçare ka qen tragjik, pasi ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë fill pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit.

Sipas medieve në Shqipëri ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në plazhin e njohur me emrin “Çentrali” në Sarandë.

E moshuara A. Blaca ka hyrë për tu larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka ardhur menjëherë roja e plazhit. Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë shkuar e vdekur.

Policia dyshon se e moshuara ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj. /Telegrafi/