Cërrnica e Gjilanit përfshihet nga zjarri (Video)

Kronika August 17, 2017 - 16:22

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Cërrnicë të komunës së Gjilanit.

Nga ky zjarr janë përfshirë kryesisht kullota dhe shkurre, raporton lajmi.net.

Ndërsa të rrezikuar kanë qenë banorët e fshatit. Zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.

Ende nuk dihet se nga kush është shkaktuar ky zjarr.