Sulmohet gazetari Parim Olluri (Foto)

Kronika August 16, 2017 - 22:41

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes në rrugën “Bajram Kelmendi” janë parë njësite të Policisë së Kosovës.

Siç merr vesh Telegrafi, arsyeja e prezencës së tyre në këtë vend ka qenë sepse është sulmuar gazetari Parim Olluri.

Siç kanë thënë disa dëshmitarë, Olluri është sulmuar nga disa të rinj.

Ndërsa një dëshmitar tjetër ka thënë se gjendja e Ollurit është e mirë.

Ndonëse gjendja e Ollurit është stabile, aty janë parë edhe ekipet e Emergjencës.

Siç merr vesh Telegrafi, shkaku i ardhjes së tyre ishte alivanosja e gruas së tij, pas incidentit. 

Image