Aksident i rëndë komunikacioni në Komoran (Foto)

Kronika August 15, 2017 - 22:12

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 21 në Komoran të Drenasit, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë 4-5 vetura dhe se autoambulanca i ka transportuar për në QKUK disa persona.

Sipas raporteve të fundit të policisë, në vendin tonë sivjet janë shënuar rekord aksidente si me fatalitet po ashtu edhe me të lënduar dhe dëme materiale.

Policia në vazhdimësi ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në këtë periudhë kohore, në mënyrë që të evitohen aksidentet. 

Image
Image
Image
Image
Image