Gjuajtje me armë zjarri prapa shpinës së Lirak Çelajt

Kronika August 14, 2017 - 21:32

Një person i quajtur Leo Dreshaj, i cili jeton në Amerikë dhe është drejtor i TV Alb, ka publikuar një video në Instagram ku një person gjuan me armë zjarri para shpinës së Lirak Çelajt, kryetarit të degës së PDK-së në Prishtinë.

Çelaj, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, përflitet se do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 22 tetor.

Ai është shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. /Insajderi.com

Kliko KETU për ta parë videon.

Image