Mbytet në det një 12-vjeçare

Kronika August 14, 2017 - 17:45

Një 12 – vjeçare ka gjetur vdekjen këtë të hënë rreth orës 16:00, pasi u mbyt në plazhin e Divjakës.

Sipas policisë e mitura me iniciale G.A, banuese në fshatin Krykuq të Divjakës po lahej në det bashkë me kushërirën e saj 11 – vjeçare M.L, 11 vjeçe, kur i ka marë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, një 15 -vjeçar me iniciale A.M, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerr në breg të dyja vajzat, por ka mundur të jetojë vetëm njëra prej të miturave, pasi vajza 12 – vjeçare G.A ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën.

Po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.