Shqiptari gjen portofolin me karta krediti, tërheq para dhe i lë në kazino
Kronika
August 14, 2017 - 17:24
Një 27-vjeçar nga Dibra është arrestuar nga Policia e Shkodrës për veprën penale të vjedhjes.
I riu kishte gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda dhe një shumë parash. Portofoli ishte denoncuar i humbur nga 65-vjeçari me iniciale Z.B, shkruan syrit.net.
Policia bën me dije se 27-vjeçari M. L, përmes kartave të kreditit, ai kishte tërhequr 100 mijë lekë të reja dhe më pas kishte shkuar të luante në kazino, ku dhe harxhoi të gjithë shumën e parave.
Hetuesit identifikuan të riun pasi tërhoqi shumën e parave nga bankomati.
Pas veprimeve hetimore, uniformat blu zbuluan vendndodhjen e 27-vjeçarit dhe e arrestuan për akuzën e vjedhjes.