Tragjedi në Podujevë, brenda dy orëve vdesin dy familjarë (Video)

Kronika August 13, 2017 - 22:26

Kishte shkuar për t’i hapur varrin familjarit të vdekur, por vdekja ia kishte ndaluar punën në gjysmë.

Xhemajl Xhemajli, 33-vjeçar, po bënte gati varrin për kushëririn Sejdi Sejdiun që pas një sëmundjeje kishte ndërruar jetë vetëm dy orë më parë, por në varrin e tij pësoi infarkt në zemër dhe ndërroi jetë.

Familjarët dhe të gjithë banorët e fshatit Dobratin, e përjetuan rëndë humbjen e dy familjarëve brenda të njëjtës ditë.

Pas rastit tragjik, varrimi për të dy ata u vendos të bëhej bashkë.

Shiu që nuk pushoj për asnjë moment, nuk i ndaloj gjithë njerëzit që të vijnë për t’ua dhënë lamtumirën e fundit. /Tribuna Channel/