Policia nuk e gjen identitetin e të vdekurit në autostradë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Kronika August 12, 2017 - 21:15

Sot gjatë ditës një këmbësor është goditur nga  vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili nga lëndimet ka ndërruar jetë menjëherë.

Indeksonline ka raportuar gjatë ditës për këtë rast, duke sjell edhe foto nga vendi ku është goditur këmbësori.

Policia ka dhënë detaje për këtë aksident, duke apeluar tek qytetarët që nëse e njohin të tregojnë, pasi që ende nuk po dihet identiteti i tij se kush është,

Ja njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth ores 17:00, në autostradën ,, Ibrahim Rugova", në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor të gjinisë mashkullore, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjeksor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij.

Mosha: 30-40 vjeqar,

Gjatësia: 165 cm,

Flokët: ngjyrë kafeje,

Sytë: e kaftë,

�Veshja: farmerka të kaltërta, maicë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe qorapa të zeza.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit kërkon nga të gjithë qytetetarët se kushdo që ka informacione apo e njef personin me përshkrimin në fjalë të lajmrojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192.