Aksidentoi per vdekje kembesorin, lirohet deputeti shqiptar

Kronika August 12, 2017 - 16:31

Deputeti Aqif Rakipi do te hetohet ne gjendje te lire per aksidentin e ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem, qe shenoi nje viktime.

Sipas Prokurorise se Tiranes, kembesori i ka nderprere rrugen ne menyre te menjehershme Rakipit, duke bere qe ta kete te pamundur te beje manover me makien qe ai drejtonte. Pas aksidentit te rende, deputeti i PDIU-se u largua nga vendi i ngjarjes dhe u vetedorezua pak caste me vone ne komisatiatin e policise.

Policia e Shtetit dha kete sqarim sa i perket procedurave te ndjekura per aksidentin: 

"Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë  marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes , dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i  alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje , ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar  në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë,  se është e ,do vazhdojë  të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve .

SI NDODHI AKSIDENTI

Njoftimi zyrtar i policise

Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51  minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat.

Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

 Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

/Gazeta Express