Aksident në Vërmicë, katër të lënduar

Kronika August 01, 2017 - 11:21

Një shtetas i Maqedonisë gjersa ishte duke drejtuar veturën, është vetë aksidentuar në rrugën Vërmicë-Gjurgjicë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjerë.

Policia njofton se të lënduarit aksidentit që ka ndodhur të hënën janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Forcat e rendit janë duke hetuar rastin.