Gjilan: Arrestohet pasi rrah babanë dhe vëllain

Kronika August 01, 2017 - 10:11

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë.