Identifikohet fëmija i mbytur në Shkodër: Është vëllai i këngëtares shqiptare (Foto)

Kronika July 28, 2017 - 17:08

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ditës së premte në Shkodër ku një djalë 9-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në lumin Gjadër, pavarësisht përpjekjeve të nënës së tij për ta shpëtuar.

Djali i identifikuar me inicialet F.M., mësohet se ëhstë vallai i këngëtares së muzikës popullore Elisabeta Marku.

Image

Elisabeta Marku është motra e madhe nga babai e viktimës.

Sipas një qytetari që ka treguar ngjarjen për portalin “Jeta Osh Qef”, shkak për vdekjen e 9-vjeçarit janë bërë disa eskavatorë që po gërmojnë rërën në brigjet e lumit Gjadër.

Sakaq policia e Vaut të Dejës ka bërë me dije se viktima nga fshati Naraç është gjetur pa shenja jete./JOQ.al