Digjet ndërtesa me turistë kosovarë në Velipojë, ka shumë të lënduar (VIDEO)

Kronika July 28, 2017 - 11:23

Nga raportimet e deri-tanishme, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, është rënduar duke çuar në 20 numrin e tyre.

4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje të rëndë dhe me plagë të rënda djegieje , dhe janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi i madh pas flakëve në restorantin e kompleksit Fishta në Velipojë. 

Një dëshmitar nga vendi ka treguar ngjarjen:

Pamë tym tek kompleksi Fishta. Nxituam të shikonim se çfarë po ndodhte, por nuk afroheshim dot. Kishte tym e flakë. Flitet se ka dhe viktima, dikush thotë se ka viktima. Lokali “Cavaliero” ku ndodhi shpërthimi ka një personel të madh rreth 20 persona.

Pamë 4- 5 veta me djegie. Pastaj erdhi policia dhe na largoi për sigurinë. Ende e shohim. Zjarri është shuar por ka tym e lëvizje. Kati i parë është bare dhe dyqane ndërsa 4 të tjerat janë hotel”, tha dëshmitari.

Ngjarja

Një resorti turistik është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Velipojë. Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri. 

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.