Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën i riu kosovar

Kronika July 28, 2017 - 11:18

Një shtetas nga Kosova humbi jetën paraditen e sotme në një aksident rrugor në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Viktima po udhëtonte me një motor, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit.

Si pasojë e përplasjes ai ka mbetur i plagosur rëndë.

Edhe pse është transportuar me urgjencë në spital, shtetasi nga Kosova nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Image