Personat e vdekur në aksident janë të një familje

Kronika July 28, 2017 - 10:19

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident i rëndë në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë ku ka lënë të vdekur katër persona dhe një të lënduar rëndë, shkruan arbresh.info

Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për “arbresh.info” duke thënë se personat e vdekur janë të një familje nga komuna e Vitisë.

“Janë 4 persona që kanë humbur jetën, një është i lënduar. dy meshkuj janë të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Ndërsa në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000. Të gjithë personat kanë një mbiemër”, tha Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën. Vetura ka qenë e tipit “Audi” me targa gjermane.