Policia jep detaje për të arrestuarin, i cili kërkohej nga Interpol-i

Kronika July 27, 2017 - 14:01

Policia e Kosovës ka thënë se njësiti për persona të arratisur ka arrestuar një person i cili deri më tash kërkohej nga Interpol-i.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës, ka bërë të ditur për “Zeri.info”, se personi në fjalë është i dënuar me 17 vjet për vrasje.

“Me datën 26.07.2017,  Njësiti për persona te arratisur (FAST Kosova) që vepron në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, së bashku me një njësi të Patrullës së Stacionit Policor të Pejës kanë arrestuar të dyshuarin (D.B; v.l. 1963) në bazë të urdhërkërkimit ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Sipas Hoxhës, rasti në fjalë tashmë është duke u trajtuar në procedurat e mëtejshme.

“Ne bazë te këtij urdhri i njëjti është i dënuar me 17 vjet për veprën penale vrasje, vepër e kryer ne Zvicër. Rasti eshte duke u trajtuar dhe pas konsultimit me Prokurorinë e shtetit i njëjti me aktvendim është ndaluar”, ka shtuar Hoxha./Zeri