Momenti i arrestimit të vrasësit (Video)

Kronika July 26, 2017 - 09:41

Policia e Shqipërisë ka publikuar pamje të momentit të arrestimit të autorit të vrasjes së ndodhur mbrëmë në Borsh.

19 -vjeçari me inicialet R.Sh u kap në një shtëpi nga forcat speciale të policisë.

Në kërkim janë dy bashkëpunëtorë të tij, N.H dhe Xh. M, që të dy 20 vjeç. Viktima është shtetasi Premtim Bega, 31 vjeç. Ndërsa u plagosën miqtë e tij, transmeton Klan Kosova.

– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital

– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh

– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.


Sherri me thika Borsh, arrestimi i të dyshuarit... by lapsi-al

Katër të rinjtë u qëlluan me thika nga i arrestuari dhe dy të shpallurit në kërkim, pas një grindje të ndodhur për motive ende të panjohura, shkruan Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.