Reagon Policia pas lajmit se janë ‘përplasur me mërgimtarin në Merdare’

Kronika July 25, 2017 - 23:08

Policia e Kosovës ka reaguar pas një lajmi që ka qarkulluar se ‘policët janë përplasur keq me mërgimtarin në Merdare’.

Ja sqarimi i plotë:

Lidhur me publikimin ne portalin “indeksonline te shkrimit “Policët përplasen keq me mërgimtarin, tmerrohen fëmijët ” si dhe postimin e nje video, ju informojme dhe sqarojm se nje shkrim i till nuk i pergjigjet ngjarjes reale qe ka ndodhur atje dhe nuk kemi te bëjmë me asnjë form te perdorimit te forces, prandaj si i till ky postim nuk qendron.

Dje rreth ores 16:30, ne PKK Merdare nje person me automjetin e tij ka vepruar duke mos respektuar rregullat e pritjes sipas radhes ne kolone dhe te njejtit iu eshte sygjeruar qe te respektoj rregullat sepse veprime te tilla ndikojne ne krijimin e pengesave ne qarkullim, duke ditur qe si rezultat i fluksit shpesheher po krijohen kolona dhe pritje. I njejti pas sqarimeve te nevojshne edhe nga mbikqyresi i ndrrimit eshte bindur dhe ka kuptuar se detyra dhe qellimi i reagimit te menjehershem te zyrtarve policor eshte dhe ka qenë respektimi i rregullave dhe krijimi i lehtesimit dhe pershpejtimit ne qarkullim per te gjithë bashkatdhetaret tane qe kane qene ne proces te kalimit kufitar.

Prandaj, reagojme lidhur me nje postim te till tendencioz ku tenton qe Policine e Kosoves ta paraqes ndryshe nga ajo qe realisht eshte dhe kur dihet qe ne në vazhdimesi permes informacioneve, apeleve dhe komunikatave kemi njoftuar bashkatdhetaret per zhvillimet/fluksin neper pika kufitare respektive dhe kemi punuar me kapacitete, respektivisht personel te shtuar policor vetem per te garantuar nje qarkullim sa me te lehte per bashatdhetaret tane qe vijne per pushime ne atdhe.

Gjithashtu ju njoftojme se: Ne pikekalimin kufitar Merdare ne keto momente situata eshte e qete, qarkullimi i njerzve dhe mallrave po zhvillohet normal dhe pa pengesa. Ne dalje te RKS nuk ka pritje as kolona, gjithashtu edhe ne hyrje te RKS qarkullimi zhvillohet normal dhe pritjet jane rreth 15 minuta deri sa te perfundohen procedurat e rregullta te kontrollit kufitar.