​Supremja ia zbret dënimin Sylejman Selimit

Kronika July 25, 2017 - 12:35

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes së ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.

“Selimi shpallet i pafajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor”, ka shkruar avokati i Selimit Tomë Gashi.

Sipas tij me këtë aktgjykim Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit te vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme.

“Ne, avokatët e Z. Selimi do të vazhdojmë mbrojtjen e tij duke kërkuar pafajësinë e plotë të Z. Sylejman Selimi ngase ai me herët është dënuar për qëllime politike, dhe pa asnjë prove kredibile”, ka thënë Gashi. Gjykata e Apelit e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjet burg.