Prizren, një grua goditet qëllimisht me veturë

Kronika July 25, 2017 - 11:20

Në rrugën e Jonit në Prizren, pas një zënke mes një burri dhe një gruaje, ky i pari qëllimisht e ka goditur me veturë viktimën.

Si pasojë gruaja ka marrë lëndime trupore, për të cilat ka kërkuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“I dyshuari mashkull shqiptar qëllimisht me veturë e ka goditur viktimën dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore pas një zënke në mes tyre. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajte”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.