Rryma mbyt një punëtor të KEDS-it në Rahovec

Kronika July 24, 2017 - 16:54

Një punëtor i KEDS’it ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Rahovec.

Rasti ka ndodhur në fshatin Celinë të Rahovecit.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express komandanti i stacionit policor të Rahovecit, Osman Ismajli.

“ Rasti ka ndodhur rreth orës 14 30 minuta në fshatin Celinë, derisa punëtori me inicialet V.S i lindur më 1968, ishte i ngjitur në shtyllën elektrike, kur edhe rryma e ka goditur atë duke e lënë të varur në shtyllë, pa shenja jete”, ka deklaruar Ismajli.

Ai ka thënë se ekipet e policisë tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.