Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë (FOTO)

Kronika July 22, 2017 - 15:03

Shtëpia e tyre në Kosuriq të Pejës tashmë është mbush me njerëz.

Menjëherë pasi të afërmit kanë marrë lajmin e kobshëm për vrasjen e dy vëllezërve Berisha, ata kanë mësyer shtëpinë e tyre në fshatin Kosuriq, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova, ka intervistuar disa nga të afërmit e tyre, të cilët nuk kanë ndonjë të dyshuar për vrasjen e dyfishtë.

Por ata kanë treguar se edhe babai i viktimave ishte vrarë para luftës, dyshohet se për çështje pronësore.

Po njëjtë për këtë çështje, dyshohet se ishin vrarë edhe dy djemtë tjerë të familjes në vitin 2006, të cilët po kërkonin gjak për babain.

Ndërsa sot të vrarë në një pyll në fshatin Kryshec janë gjetur edhe dy vëllezërit tjerë.

Familjarët janë duke i pritur trupat e viktimave, ndërsa me ta do të kthehet edhe nëna e tyre e cila ka shkuar në Prishtinë, për ta përcjellë procesin e obduksionit.

Arsim Berisha, i vrarë sot kishte 32 vjet, ndërsa vëllau i tij Ramizi, ishte 27 vjet dhe i martuar.

Image

Image