Arrestohen tre persona për vrasjen e vëllezërve në Pejë

Kronika July 22, 2017 - 13:27

Policia e Kosovës, ka dal me version zyrtar për vrasjen e dy vëllezërve në Kryshevc të Pejës, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për medie, Policia e rajonit të Pejës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë menjëherë pas mesnatës.

Sipas njoftimit, R.B. ishte vetëm 28 vjeç ndërkaq, A.B. 31-vjeç.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona si të dyshuar ë mundshëm të veprës së vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë.

Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-së, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me ketë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe  A.B.(1986). 

Trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit.

Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Po ashtu është arrestuar edhe një (1) person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit.