Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë në Pejë

Kronika July 22, 2017 - 12:20

Mbrëmë në fshatin Krushec të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër.

Vëllezërit  i përkasin familjes Berisha nga fshati Kosuriq i kësaj komune.

Ndërsa tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e të vrarëve ata janë R. Berisha dhe A.Berisha, njofton Klan Kosova.

Mësohet se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur mbrëmë dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, po ashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia.

Nërsa Policia në Pejë akoma nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me rastin që ka ndodhë mbrëmë rreth orës 22:00.