Zjarr në aeroportin 'Adem Jashari'

Kronika July 20, 2017 - 19:15

Një zjarr ka shpërthyer në aeroportin “Adem Jashari”, i cili dyshohet se ka ardhur nga një restorant që gjendet në katin e dytë të aeroprtit.

Në këto foto shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit, të cilët po e kryejnë punën e tyre.

Për momentin nuk ka informata për të lënduar, mirëpo mësohet se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.