Inspektorati Policor i Kosovës arreston dy zyrtarë policorë

Kronika July 20, 2017 - 13:59

Inspektorati Policor i Kosovës  ka arrestuar dje dy zyrtarë policorë (një toger dhe një rreshter nga Stacioni Policor në Gjilan), lidhur me arratisjen e një personi të privuar nga liria deri sa ishte nën përkujdesjen e tyre, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit, arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore, pas të cilave me vendim të Prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personit te privuar nga liria” nga neni 407 i KPRK-së.

IPK si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit edhe për 30 ditë për dy zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast./ZERI