Zjarrfikësit shpëtojnë EliAb-in nga më e keqja (Foto)

Kronika July 19, 2017 - 14:20

Reth mesditës përballë marketit EliAb në Ferizaj, ka shpërthyer një zjarr i cili ka kapluar hapësirat para këtij marketi.

Intervenimi i shpejt i Brigadës së Zjarrfikësve ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të evitohet më e keqja e cila mund të kishte pasoja të pa parashikuara.

Zjarri ka ndodhur në hapësira mes  marketit EliAB dhe rrugës së Gjilanit.

Ekipi i zjarrfikësve  pas lokalizimit të zjarrit  ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes nga ndezja e mbeturinave apo hapësirave të cilat në këto ditë të nxehta kanë baroja të thata por shumë lehtë të ndezshme, e që pasojat mundë te jenë shumë të mëdha.

Foto të realizuara pas lokalizimit të zjarrit./FerizajPress