Ja pse ndodhi vrasja e dyfishtë në Gjakovë sipas famullitarit të Kishës Katolike (Video)

Kronika July 17, 2017 - 21:11

Ishin kushërinj.

Njëri i kishte punët më mirë e tjetri me aq shumë halle, sa i mori jetën edhe të parit edhe vetes. Kështu, për Kristë dhe Pjetër Memajn tashmë është hapur e pamja, derisa edhe varrimi do t’u bëhet i përbashkët.

Kristë Memaj 45 vjeç qëlloi për vdekje kushëririn e afërt, Pjetër Memajn, 55 vjeç, pasi ky i fundit deshi që ta ndalonte që të mos bënte vetëvrasje.

E më pas me një plumb tjetër qëlloi edhe vetën.

Rasti ndodhi të dielën rreth orës 19:00.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia kanë marrë dëshminë preliminare të dëshmitarit të vetëm i cili ka rastis të jetë brenda restorantit. /KlanKosova/