Vdekje aksidentale në Malishevë

Kronika July 17, 2017 - 11:00

Një banor nga fshati Kravasari, i Malishevës ka gjetur vdekjen pasi që dyert e oborrit kanë rënë mbi trupin e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10 të paradites dhe tashmë i ndjeri ishte duke punuar dhe për shkaqe të panjohura dyert e oborrit kanë rënë mbi trupin e tij.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë. Lidhur e rastin është njoftuar prokurori.