Zjarr i madh në Manati të Lezhës, rrezikohet fshati

Kronika July 16, 2017 - 23:41

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen sotme në Manati të Lezhës.

Janë të paktën 10 shtëpi që rrezikohen nga flakët, të cilat janë duke u favorizuar për shkak të erës që po frynë.

Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse, të policisë dhe banorët e zonës të cilët po mundohen që të shuajnë flakët.