Këta janë personat e vrarë në Gjakovë

Kronika July 16, 2017 - 22:16

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një mosmarrëveshje mes vete. Rasti ka ndodh në fshatin Jahoc të Gjakovës rreth orës 19:00

Të vdekur janë P. S. i lindur me 1962 mashkull dhe K. M. i lindur me 1972, ndërsa në vendin ku ka ndodhur krimi është gjetur edhe një revole.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Gjakovë.

Policia thanë se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast njëri prej tyre e ka vrarë njërin e më pas ka bërë vetëvrasje.

“Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin tjetër dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë”, thuhet në njoftimin për media.

Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.