Plagosje me armë zjarri në qendër të Prishtinës

Kronika July 16, 2017 - 20:34

Rreth orës 18:30 të mbrëmjes së sotme në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë ka filluar një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me të shtëna me armë në rrugën ‘Perandori Diklocian’.

Si pasojë e këtyre të shtënave në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur një person.

“Rreth orës 18:30  ne Prishtine është raportuar për një gjuajtje me armë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, një person ka marr plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.”, ka thënë për Indeksonline, Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Gjithashtu është bërë e ditur se i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia e Kosovës, përderisa veprimet hetimore janë në proces për të zbuluar edhe motivet e rastit në fjalë.