Sulmohet me armė policia nė Graēanicė

Sulmohet me armė policia nė Graēanicė

SHPËRNDARJE

16 Korrik 2017 • 15:37 •
Disa persona që po tentonin ta plaçkisnin një supermarket kanë shtënë me armë zjarri drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në Graçanicë disa persona që po plaçisnin në një supermarket kanë sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa nga sulmi nuk ka pasur ndonjë polic të lënduar.

Kallxo.com mëson se sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.

Policia u sulmua me armë edhe para katër ditësh në një fshat të Klinës nga disa persona që u zunë në flagrancë duke vjedhur.

Edhe këta sulmues me armë atë ditë ikën nga vendi i ngjarjes.