2 të lënduar në një aksident trafiku në Gjilan (Video)

Kronika July 16, 2017 - 10:17

 

Në orët e para të ditës së diel, saktësisht rreth orës 01:05, ka ndodhur një aksident trafiku në qytetin e Gjilanit, njofton Klan Kosova.

Në aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, sipas një shikuesi/lexuesi të Klan Kosovës, i cili ka dërguar edhe videot e ngjarjes.

Në video shihet se ka vetëm një veturë të bardhë të dëmtuar, e cila duket se është vetëaksidentuar.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin.

Nuk dihet ende as gjendja shëndetësore e të lënduarve.