Përgjaket Tetova, krisma dhe rrahje masive, disa të plagosur (Foto+Video)

Kronika July 16, 2017 - 10:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minutat e para të ditës së sotmenë kafeterinë "Barcode" në Tetovë, ku pas zënkës dhe rrahjes mes dy grupeve ka ardhur deri tek krisja me armë me ç’rast janë plagosur disa persona që gjendeshin në lokal njofton Shqipmedia. Në spitalin e Tetovës për momentin ka shumë të plagosur dhe policia ka ardhur në vendngjarje.

Ekipiet e policisë së Tetovës kanë në vendngjarje dhe kane ndermarre masat e nevojshme ligjore me incidentin.

Nderkohe nga Spitali i Tetovës konfirmojnë se nga zënka kane mberritur ne spital disa te plagosur dhe te lënduar.

“Nga zenka që ndodhi në rrugën “Dervish Carra”, janë plagosur 5 persona, njëri prej tyre nga arma e zjarrit dhe katër të tjerë nga mjete tjera si xhama dhe shishe”, thonë për TetovaSot nga Spitali i Tetovës.

Ekipiet e policisë së Tetovës janë në vendngjarje dhe po hetojnë incidentin. Ende nuk dihen motivet e kësaj zenke të armatosur, por se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Portali TetovaSot ka arritur të mësojë edhe identetin e personave të plagosur që ndodhi sonte në rrugën “Derivsh Carra” në Tetovë, gjegjësisht në lokalin”Bar Code”. Siç mëson TetovaSot, personi i plagosur nga përleshja dhe zenka e armatosur është personi me inicialet A.M që mendohet se ka qenë sigurim në lokal.

Ndërsa të lënduarit tjerë siç mëson TetovaSot janë: A.S, E.I dhe E.Z., dhe të cilët janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga policia e Tetovës, por se ekipet e policisë po punojnë në zbardhjen e plotë dhe gjithçka që lidhet me incidentin.