Kronika

Ky është djali që luftoi me dallgët për të shpëtuar dy jetë (FOTO)

Ky është djali që luftoi me dallgët për të shpëtuar dy jetë (FOTO)
15 korrik 2017 • 19 : 44

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë në ndihmë dy vajzave, të afërme me njëra-tjetrën, të cilat po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.

Jeta Osh qef se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

Ajo dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm në spital.

Të rinjtë që kanë humbur jetën janë Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Dhe Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.

Image

© zëri.info