Qëllohet me armë 21 vjeçari kosovar në Zvicër

Kronika July 15, 2017 - 14:14

Një kosovar 21 vjeç, u qëllua mbrëmë në qytetin zvicerran Ebikon (LU).

Policia e Luzernit ka arrestuar një zviceran 34 vjeç dhe po kërkon dëshmitarët për zbardhjen e rastit, shkruan “Blick”, transmeton “Zeri.info”.

Policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 20 e 45, për të shtënat në rrugën Schulhausstrasse të Ebikon, ku në mesin e shumë personave u gjet edhe 21 vjeçari i plagosur, i cili u dërgua në spital me ambulancën dhe ishte në gjendje të qëndrueshme sipas policisë.

Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme. “Communiqué der Polizei” ka sqaruar vetëm se është arrestuar një 34 vjeçar zviceran, që dyshohet të jetë agresori.

Autoritetet u kërkojnë personave që kanë parë ngjarjen t'i raportuar policisë.